Bozdo: Konkursi për Parkun e Liqenit, farsë klienteliste

06/07/2015 00:00

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, deklaroi se konkursi për Parkun e Liqenit që u prezantua paraditen e së hënës nga kryeministri Edi Rama, është një “farsë klienteliste” që do të jetë në shërbim për betonizimin e mëtejshëm të Parkut.

“Me konkurs fals, Rama prezantoi konkursin për betonizimin e mëtejshëm. Veliaj premtoi se do të mbronte trashëgiminë kulturore të kryeqytetit në fushatë, por 3 javë më vonë shefi i tij tregoi se ka planifikuar betonizimin e Parkut me ndërtime të reja”, tha Bozdo.

“Premtimet e Ramës dhe Veliajt rezultuan të gënjeshtërta. Konkursi është farsë klienteliste për të fshehur goditjen përfundimtare të Parkut”, shtoi Bozdo.

Top Channel