Turi i Francës, nisin ngjitjet e para. Etapa e tretë nga Anversa në Huy

06/07/2015 00:00

Etapa e tretë e Turit të Francës zhvillohet e gjitha në Belgjikë. Gjithçka nis nga Anversa, për të mbërritur në Huy pas 159,5 km pedalim. Bëhet fjalë për një garë të shkurtër por klasike.

110 kilometrat e parë janë kryesisht të sheshta, ndërkohë që 4 maloret e ditës së sotme janë në 50 km e fundit. Vija e “finish”-it është e vendosur në krye të Murit të Huy-t në atë që konsiderohet si korridori i “Flèche Wallonne”.

Ndërkohë, ngjitja përfundimtare ka një tjetër emër “Chemin des Chappelles”, që nis nga sheshi “St Denis”, ngjitet nga 83 m deri në 204 metra lartësi, është e gjatë 1,3 km dhe ka një pjerrësi mesatare prej 9,6%, ndërsa pjerrësia maksimale është 19%.

Në Turin e Francës, mes fituesve të “Flèche Wallonne” janë edhe Rodriguez, 2012, dhe Valverde në vitet 2006, 2014 dhe 2015.

Klasifikimi i përgjithshëm deri tani, pas dy etapave të para është si më poshtë.

1. Fabian Cancellara (Zvi, Trek) in 3:44’01”;
2. Tony Martin (Gjer) a 3″;
3. Dumoulin (Hol) a 6″;
4. Sagan (Sllov) a 33″;
5. Thomas (Brit) a 35″;
6. Oss a 42″;
7. Uran (Kol);
8. Van Garderen (SHBA) a 44″;
9. Van Avermaet (Bel) a 48″;
10. Froome (Brit);
14. Contador (Spa) a 1’00”;
18. Quinziato a 1’13”;
19. Kwiatkowski (Pol) a 1’19”;
26. Malori a 1’55”;
33. Nibali a 2’09”;
44. Quintana (Kol) a 2’27”.

Top Channel