Britani, meshë për Srebrenicën. Cameron: Nuk duhet të harrojmë atë çfarë ndodhi

06/07/2015 00:00

Rreth 2 mijë vetë kanë marrë pjesë në meshën përkujtimore për të vrarët në masakrën e Srebrenicës. Mesha u mbaj në “Westminster Abbey”, në Londër.

Pas kësaj, kryeministri britanik, David Cameron u shpreh se njerëzit asjnëherë nuk duhet ta harrojnë atë çfarë ndodhi 20 vite më parë, ndërsa shtoi se të gjithë duhet të kujdesen që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

“Ne nuk duhet që asnjëherë të harrojmë atë çfarë ndodhi. Përvjetori i 20-të është një moment për të kujtuar qindra të vrarë, për të kujtuar familjet e tyre dhe të gjithë ata që janë të zhdukur. Ne jemi të përkushtuar që në të ardhmen të mos ndodhin ngjarje të tilla”, është shprehur Cameron.

Masakra e Srebrenicës në Bosnjë ndodhi në korrik të vitit 1995. Aty u vranë rreth 8 mijë meshkuj dhe fëmijë boshnjakë myslimanë. Kjo ngjarje konsiderohet si më e rënda që pas Luftës së Dytë Botërore.

Në përkujtim të kësaj masakre, në të gjithë Britaninë e Madhe do të organizohen rreth 100 aktivitete, ndërsa Princesha e Britanisë do të udhëtojë në Bosnjë të shtunën, në Ditën Përkujtimore të Srebrenicës.

Top Channel