Berat, përroi i lagjes shndërrohet në kolektor ujërash të zeza

06/07/2015 00:00

Dikur ishte një përrua i vogël që buronte nga kodra e lagjes dhe gjarpëronte mes saj, por prej vitesh është shndërruar në një vend ku derdhen ujërat e zeza të ndërtimeve të pas viteve 1990.

Si pasojë e pakësimit të reshjeve, prurjet e këtij përroi në ditët e verës bien ndjeshëm dhe në sipërfaqe derdhen vetëm ujërat e zeza, ndërkohë që plehrat nuk mungojnë.

Në këto ditë të nxehta vere, përroi i Zagores, në lagjen perfikerike Uznovë, mbart vetëm rrezik epidemie, pasi ndodhet në mes të lagjes.

Edhe pse Uznova është një ndër lagjet më të mëdha të qytetit, askush nuk është kujtuar për këtë problem, për të cilin bëhen vetëm premtime.

Banorët shprehen se prezenca e erës së keqe i shoqëron gjatë githë stinës së verës dhe rreziku i epidemive është prezent në çdo kohë.

Ata thonë se e kanë ngritur prej vitesh këtë problem, por askush nuk është kujtuar për zgjidhjen  e tij.

Top Channel