Upton: Më kanë tradhtuar, por nuk hakmerrem

06/07/2015 00:00

Aktorja dhe modelja 23-vjeçare, Kate Upton thotë se gjatë jetës së saj është tradhtuar disa herë nga partnerët. Pavarësisht kësaj, bukuroshja nuk ka zgjedhur hakmarrjen, por ka vendosur që të këpusë çdo lloj kontakti me ish të dashurit.

“Vazhdimisht jam tradhtuar nga të dashurit. Mendoj se secili në një formë apo tjetër, është tradhtuar gjatë jetës së tij. Përfundon me zemër të thyer dhe duhet ta shërosh atë”, është shprehur Upton.

Ajo ka thënë se hakmarrja më e mirë është që të largohesh nga ai person, dhe të mos detyrojë që ta provosh shijen e hidhur të tradhtisë edhe njëherë tjetër.

“Mendoj se nëse dikush të lëndon në atë mënyrë, nuk është detyra e jona për ta ndryshuar atë dhe nuk është detyrë e jona për të qenë atje derisa ai ta gjej vetveten dhe ta kuptosh se kush në të vërtetë është ai”, ka deklaruar bukuroshja.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel