Kosovë, MKRS-ja dhuron rreth 190 mijë euro për FFK-në

06/07/2015 00:00

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Federata e Futbollit të Kosovës, kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi me të cilin MKRS-ja ndihmon FFK-në me 189 mijë euro për programin vjetor të këtij viti.

Ministri Kujtim Shala konfirmoi mbështetjen për Federatën e Futbollit të Kosovës dhe u zotua se edhe në të ardhmen ministria që drejton do të ndihmojë sportin kosovarë në rrugën e përparimit të mëtejshëm të tij.

Ndërsa, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri u shpreh se kjo shumë që Ministria e Sportit ka ndarë për FFK-në dëshmon gatishmërinë e ministrisë për të ndihmuar futbollin dhe për t’i qenë pranë në procesin e avancimit të tij.

Top Channel