Vrasja e turistëve çekë. Banorët: Na falni, edhe pse nuk jemi fajtorë

06/07/2015 00:00

Pamja që të ofron zona e Dukagjinit, në Shkodër, është mbresëlënëse. Pikërisht për natyrën dhe terrenin e thyer malor, ajo është shndërruar vitet e fundit në një prej destinacioneve më të preferuara të turistëve, kryesisht atyre çekë.

Mbase kjo bindi dhe Annan e Michaelin, që të udhëtonin në këtë krahinë, pa imagjinuar fundin që i priste. Më 3 korrik, ata u vranë barbarisht nga një 20-vjeçar, në tentativën për t’i grabitur. Tragjedia ndodhi pranë “Urës së Shtrejtë”, vend i cili, si për ironi, u kushtoi shtrenjtë që të dyve.

3 ditë pas ngjarjes ku humbën jetën dy turistët çekë, Anna dhe Michael, tashmë vendi i ngjarjes është kthyer në një vend përkujtimor. Shumë shqiptarë dhe të huaj kanë lënë aty mesazhet e tyre mes të cilëve spikasin “Ju tashmë jeni në një udhëtim më të mirë”, apo “na falni”. Mesa duket, shumë prej tyre kërkojnë ndjesë, edhe pse nuk janë fajtorë.

Afërsisht 2 kilometra larg vendngjarjes gjenden ata, të cilët duket se janë më të prekurit nga kjo histori. Banorët e Prekalit, fshatit me të cilin u identifikua ngjarja, ndihen të turpëruar. Ata refuzojnë, që emri Prekal të lidhet me vrasjen e dyfishtë.

Sipas tyre, kjo dëmton së tepërmi imazhin dhe turizmin e zonës. Edhe pse pa faj, ata kërkojnë falje.

Top Channel