Bënte “selfie” lakuriq, arrestohet artistja zvicerane

06/07/2015 00:00

Artistja zvicerane, Milo Moire është arrestuar përballë Kullës Eifel të dielën në mbrëmje, pasi ajo po bënte “selfie” lakuriq me turistë, si pjesë e përformancës së saj artistike.

31-vjeçarja që është e njohur për përformancat e saj lakuriq, ka kaluar natën në njëren prej qelive të Parisit për përformancen e saj të turpshme në publik.

Artisja ishte duke bërë “selfie” lakuriq në sheshin “Trocadero”, në momentin kur autoritetet e urdhëruan që të vishet, pasi duhet të shkojë deri në komisariat.

Për ndryshim nga shtetet tjera, legjislacioni francez sqaron situata të tilla. Në rast se shfaqni organin tuaj gjenital në publik, atëherë rrezikoni një vit burg ose 15 mijë euro gjobë.

Mirëpo, zakonisht artistët janë falur, dhe duke qenë se Moire nuk është cilësuar si “artiste serioze”, është liruar të hënën me një paralajmërim.

Miore ka bërë performanca të njëjta artistike edhe në Bazel e Këln, por si në Zvicër, ashtu edhe në Gjermani, autoritetet nuk e kanë shqetësuar.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel