Banorët shqetësohen nga “zhurmat” e festivalit të seksit

06/07/2015 00:00

Një fshat i qetë në Britaninë e Madhe me rreth 50 banorë ka kaluar një fundjavë të shfrenuar. Fshati Flaxey në Gloucestershire ka mirëpritur edicionin e tretë të festivalit të seksit “Swingfields”.

Fshatarët të cilët nuk ishin vënë në dijeni të këtij festivali, kanë thënë se janë shqetësuar nga zhurmat, ndërsa kishin kapur kokën me dorë kur ishin afruar dhe kishin parë çfarë po bëhet aty.

“Zhurma e muzikës ishte shumë e lartë, prandaj vendosëm që të shkojmë dhe t’u kërkojmë ta ulin volumin. Por kur shkuam, aty shikuam disa posterë të çuditshëm të cilat tregonin për një festival aspak të zakonshëm. Ai ishte një festival që të bëhet në natyrë, gjithçka çfarë njerëzit normal e bëjnë në dhomën e tyre”, u shpreh një fshtatar.

Njoftohet se në këtë festival kanë marrë pjesë mbi 500 vetë. Megjithatë, muzika e lartë nuk ka qenë problemi i vetëm për fshatarët, pasi një tjetër ka rrëfyer problemin e tij.

“Isha duke u kthyer në shtëpi pas një shëtitje me biçikletë, por kur erdha pash një të panjohur në oborrin tim. Fatmirësisht ai iku sapo më pa, por menjëherë thirra policinë”, u shpreh fshatari.

Ky festival zakonisht është mbajur në Worcestershire, por vetëm këtë vit u organizua në Flaxey.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel