Qyteza kineze që ka vetëm një polic… të verbër

06/07/2015 00:00

Në Lanba, qytez në jug-perëndim të Kinës, nuk ka ndodhur asnjë krim, aksident trafiku apo çfarëdo rasti tjetër që kërkon ndërhyrjen e autoriteteve, tash e dhjetë vite.

Në këtë vend është vetëm një polic, dhe ai është i verbër. Pan Yong është 43-vjeç dhe ndihmohet nga bashëkshortja e tij, për të bërë kontrollet e përditshme.

“Unë nuk kam ndonjë punë për të bërë, por e ndiej që jam duke dhënë kontributin tim. T’i shërbej këtij komuniteti është diçka shumë e rëndësishme për mua”, është shprehur Yong.

Ai humbi shikimin në vitin 2002, por u martua me Tao Hongying dy vite më vonë, e cila e ndihmoi që të rikthente vetëbesimin.

“Kur humba shikimin, mendova se jeta ime mbaroi, por më pas Tao hyri në jetën time dhe ndodhi mrekullia”, ka deklaruar ai.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel