Sërish lëkundje tërmeti në veri të Shqipërisë

07/07/2015 00:00

Tre tërmete brenda 10 orëve kanë ndodhur mes të hënës dhe së martës në territorin e Malit të Zi, me epiqendër në fshatin Nenhelm të Tuzit. Zona në fjalë është e banuar nga shqiptarë dhe ndodhet pranë liqenit të Shkodrës, vetëm 2 km larg Hanit të Hotit.

Lëkundja e fortë e tërmetit të djeshëm u ndje në Shkodër dhe Tiranë. Sipas Insitutit Sizmiologjik të Malit të Zi, e para u shënua në orën 15 e 42 minuta të ditës së djeshme, me magnitudë 3.9 gradë të shkallës Rihter dhe në 18 km thellësi në tokë.

Termeti i dytë ka nodhur 20 minuta më pas, në orën 16:08 minuta, me magnitutë më të vogël, 2.6 ballë dhe i treti në orën 01.58 minuta të ditës së martë, me magintudë 3 ballë të shkallës Rihter.

Sipas Insitutit Sizmiologjik të Malit të Zi, të tre termetet kanë pasur një epiqendër dhe në asnjë rast nuk është shënuar asnjë dëm material apo në njerëz.

Top Channel