Fier, arrestohet 36-vjeçari për tentativë vrasjeje

07/07/2015 00:00

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Përparim Shaqiri, i cili ka tentuar të vrasë me pistoletë një 47-vjeçar me inicialet A.B.

Ditën e hënë, 36-vjeçari ka qëlluar me pistoletë për motive të dobëta A.B. në lagjen “16 Prilli”.

Shtetasi me iniciale A.B. ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel