Ndërron jetë burri më i vjetër në botë

07/07/2015 00:00

Burri më i vjetër në botë, japonezi Sakari Momoi, ka vdekur në Tokio në moshën 112-vjeçare. Babai i 5 fëmijëve mësohet se ka ndërruar jetë të dielën.

Në muajin gusht të këtij viti, ai u shpall nga Rekordet Guinness si burri më i vjetër në botë.

Ndërkohë, në muajin prill vdiq personi më i vjetër në botë, Misao Okawa, po nga Japonia. Ajo vdiq në moshën 117-vjeçare, duke ia lënë titullin e personit dhe gruas më të vjetër në botë amerikanes 116-vjeçare Susannah Mushatt Jones.

Top Channel