Tiranë, policia arreston 2 persona të akuzuar për 12 vjedhje banesash

07/07/2015 00:00

Policia e Tiranës ka arrestuar të martën 2 persona, të cilët akuzohen për vjedhjen e 12 banesave.

Të arrestuarit janë 32-vjeçari Saimir Kuçi dhe 24-vjeçari Ervis Ramaj.

Këta dy persona janë kapur në flagrancë duke vjedhur banesën e shtetases me iniciale V.T.

Top Channel