Michael Bublé, së shpejti baba për herë të dytë

07/07/2015 00:00

Michael Bublé dhe bashkëshortja e tij Luisiana Lopialato janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Çifti, i cili ka një djalë 1-vjeç me emrin Noah, ka bërë publik këtë lajm përmes një videomesazhi të këndshëm të postuar në profilin e Facebook.

Në klipin e publikuar, Luisiana shihet me barkun e saj jashtë, ndërkohë që Michael pyet djalin se çfarë ka aty.

Vogëlushi drejton gishtin nga barku i nënës së tij dhe përgjigjet: “Një fëmijë”.

Buble dhe Lopilato janë martuar së bashku në vitin 2011.

Top Channel