Tiranë, zjarri tek Tregu Industrial shkrumbon disa dyqane

07/07/2015 00:00

Një zjarr i fuqishëm shkrumboi disa dyqane, tek Tregu Industrial në Tiranë, i njohur ndryshe si Tregu i Madh pranë Medresesë.

Sipas burimeve policore, zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit të së martës dhe ende nuk dihen shkaqet.

Flakët e shumta kanë dëmtuar pothuajse disa dyqane, ndërsa forcat zjarrfikëse të mberritura me shpejtës tek tregu Industrial parandaluan përhapjen e zjarrit edhe në dyqanet e tjera.

Vetëm pas disa orësh punë intensive, forcat dhe mjetet zjarrfikësi mundën të shuajnë flakët e zjarrit dhe të vendosin situatën nën kontroll.

Policia tha se po punon për zbulimin e shkaqeve të zjarrit të rënë, ndërkohë që po merren dhe dëshmitë e rojeve të natës, në tregun më të madh industrial në kryeqytet.

Top Channel