Rumania: Mbështesim dialogun Prishtinë-Beograd

01/07/2015 00:00

Rumania për momentin nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrim lidhur me njohjen e Kosovës, por mbështet dialogun e saj me Serbinë.

Këtë e ka bërë të ditur ministri rumun i Mbrojtjes, Mircea Dusa, gjatë një vizite në Tiranë këtë të martë.

“Pozicioni i Rumanisë lidhur me kosovën është i njohur dhe nuk duam të ndërhyjmë në dialogun Prishtinë-Beograd”, ka thënë Dusa në konferencën për shtyp me ministren Mimi Kodheli.

Nga ana e saj, Kodheli e ka falenderuar homologun për vendimin e Bukureshtit zyrtar për njohjen e pasaportave të shtetit të Kosovës.

Top Channel