Justin Bieber pozon plotësisht i zhveshur

07/07/2015 00:00

Justin Bieber ka kënaqur fansat e tij ditën e hënë teksa ka publikuar një fotografi, në llogarinë e tij të Instagramit, ku shihet plotësisht i zhveshur.

21-vjeçari ka treguar të pasmet e tij ndërkohë që qëndon me kurriz nga aparati në cep të një varke.

“Shikoni,” ky është mbishkrimi që këngëtari i ka vendosur fotos, në të cilën tregon me gisht pamjen që ka përpara, por një gjë është e sigurt, askush nga ndjekësit e tij nuk ka parë pamjen e mrekullueshme.

Justin momentalisht ndodhet në Bora Bora por nuk është e qartë se me kë po i shijon këngëtari këto pushime.

Top Channel