Anastacia një videomesazh për shqiptarët

07/07/2015 00:00

Anastacia prej disa javësh ka konfirmuar koncertin e saj në Tiranë më 25 gusht.

Edhe pse i konfirmuar zyrtarisht, këngëtarja amerikane, e cila ditën e sotme ndodhet në Barcelonë për koncertin e saj të radhës, ka dërguar një videomesazh për shqiptarët, përmes të cilit i fton të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në koncertin e saj i cili do të organizohet në stadiumin “Qemal Stafa”.

“Përshendetje Shqipëri dhe Kosovë. Jam Anastacia! Shihemi më 25 gusht në Tiranë,” transmeton ajo në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Sipas kryeministrit Edi Rama, i cili ka shpërndarë videon në profilin e tij në Facebook, ky do të jetë një koncert fantastik, i cili do t’i kushtohet grave dhe vajzave në betejën kundër çdo forme diskriminimi.

Top Channel