Babai i vëllezërve Kodra: Fëmijët e mi, burg në vend të Sokol Mjacajt

07/07/2015 00:00

Sokol Mjacaj, autori i vrasjes së dy turistëve çekë, akuzohet nga familjarët e të dënuarve për vrasjen e 11-vjeçarit Agim Lera, e ndodhur në Dukagjin në vitin 2010, se djemtë e tyre Besnik dhe Edmond Kodra po bëjnë burg për Mjacajn.

Marash Kodra, babai i dy vëllezërve Kodra, është shprehur se djemtë e tij nuk janë autorët e vrasjes së 11-vjeçarit, por është Mjacaj, i cili kishte konflikt me viktimën pasi mbillnin drogë së bashku.

Në lidhje me vrasjen e 11-vjeçarit Agim Lera gjatë një tentative grabitjeje të një varseje floriri u dënuan Besnik Kodra me burgim të përjetshëm, Edmond Kodra me 11 vijet burg dhe Sokol Mjacaj me 10 vijet, por ky i fundit arriti që në Gjykatën e Apelit të Shkodrës ta ulte dënimin me 6 vjet, duke marrë vetëm 4 vite burg.

Sapo del nga burgu, Mjacaj dënohet sërish për vjedhjen e banesës së dajës së tij dhe një muaj pasi del nga burgu kryen krimin makabër duke vrarë dy turistët çekë gjatë një tentative grabitjeje.

Top Channel