Arsenali interesohet për Higuain, ofron 60 milionë euro

07/07/2015 00:00

Gonzalo Higuain fillon sërish të mendojë për të ardhmen e tij. Emri i sulmuesit është përmendur shpesh në merkaton e transferimeve, pasi disa klube kanë shprehur interesin për të.

Drejtuesit e Napolit nuk e mendojnë largimin e tij, por gjërat mund të ndryshojnë nëse në drejtim të Higuain vjen një ofertë prej 94.7 milionë, që është klauzola e zgjidhjes së kontratës së argjentinasit.

E vërteta është se në këtë moment nuk ka asnjë klub të pranojë shpenzimin e kësaj shifre për Higuain, ndërkohë që vetë futbollisti kërkon të luajë në Ligën e Kampionëve. Ai që mund t’ia japë këtë mundësi është Arsenali, që e ka kërkuar argjentinasin Higuain edhe më parë. Klubi londinez është gati të ofrojë deri në 60 milionë euro për të siguruar kartonin e Higuain.

Gjithsesi, në këtë pikë, ata që duhet të bëjnë hapin e parë janë përfaqësuesit e vetë futbollistit, duke parë se drejtuesit e Napolit nuk e kanë me shumë dëshirë largimin e tij.

Top Channel