F1, Lauda ironizon Ferrarin: Bëjnë vetëm makarona, jo makina

07/07/2015 00:00

Niki Lauda, Presidenti i Nderit i Mercedesit, ka “thumbuar” Ferrarin në një intervistë për gjermanen ‘Bild’.

Duke komentuar rezultatin e garës që u zhvillua në Silverstone të Britanisë së Madhe, ku ferraristi Vettel u ngjit në podium vetëm falë shiut që ngadalësoi dy pilotët e Williams-it, ish-piloti austriak tha se Botërorin e Formulës 1 nuk e bën të mërzitshëm Mercedesi duke fituar çdo garë, por skuderia italiane që nuk është në nivelin e duhur.

“Nuk dua të dëgjoj më për një Formula 1 të mërzitshme. Në vend që të ankohen, skuadrat e tjera duhet të punojnë më shumë për të bërë makina më të shpejta. Çfarë faji ka Mercedesi nëse Ferrari bën vetëm makarona dhe jo makina të mira”, tha Lauda.

Top Channel