Masat për sezonin turistik, në Fier patrullime 24 orë

07/07/2015 00:00

Policia e qarkut të Fierit u garanton pushuesve dhe vizitorëve shërbime patrullimi 24 orë në 24, për të garantuar lëvizje më të lehtë të automjeteve në akset kryesore, sikundër në zonat turistike të Divjakës, Semanit, Darëzezës dhe Pishporos.

“Masat tona kanë qenë maksimale, sidomos në ditët e fundjavës që janë ditë të mbingarkuara. Kemi marrë masa për udhëzimin e përbashkët të Ministrisë së Transporteve dhe Ministrisë së Brendshme për qarkullimin e automjeteve në fundjavë. Gjithashtu, masat tona konsistojnë në drejtim të forcimit të sigurisë rrugore, sa u takon atyre shkeljeve që janë burim aksidentesh”, deklaron Artan Osmani, shef i Qarkullimit Rrugor të Fierit.

Rreth 13.900 gjoba janë vendosur nga policia e këtij qarku në tre muajt e fundit, si masa administrative për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, pa rripin e sigurisë, apo drejtim motorësh pa kaskë.

Top Channel