Mourinho firmos: Me Chelsea deri në vitin 2019

07/07/2015 00:00

Jose Mourinho firmosi kontratën e re me skuadrën e Chelsea. Sipas asaj që publikohet te “London Evening Standard”, tekniku portugez arriti një marrëveshje me pronarin e klubit londinez, Roman Abramovich për të qëndruar në “Stamford Bridge” deri në verën e vitit 2019.

Gjithnjë sipas “London Evening Standard”, së bashku me Mourinho, firmosën kontratën e re edhe asistentët e tij, Rui Faria dhe Silvinho Louro.

Ndërkaq, mësohen disa detaje në lidhje me kontratën e nënshkruar mes Mourinho dhe kampionëve të Anglisë, detaje që kanë të bëjnë më pagën e tij, e cila do të jetë 12 milionë euro në vit.

Top Channel