Kreu i ri i Doganave; Pranvera Behushi zëvendëson Spiropalin

07/07/2015 00:00

Qeveria ka vendosur të emërojë Pranvera Behushin në postin e drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave.

Behushi zëvendëson në këtë detyrë drejtoreshën aktuale të komanduar, Irena Beqiraj, e cila pas largimit të Elisa Spiropalit ka mbajtur të dy postet, atë të drejtores së Doganave dhe atë të zëvendësministres së Financave.

Drejtoresha e re, Pranvera Behushi vjen në krye të Doganave nga Ministria e Brendshme. Në këtë institucion, ajo ka mbajtur deri më tani postin e drejtores së Përgjithshme në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse.

Top Channel