Pejë, dy të arrestuar për pirateri kompjuterike

07/07/2015 00:00

Në qytetin e Pejës janë arrestuar dy persona, nën dyshimin se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në sisteme kompjuterike.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje se cili ishte qëllimi i të dyshuarve. Me urdhër të gjyqtarit të Procedurës Paraprake është bërë kontrollimi i shtëpive dhe objekteve përcjellëse të dy të dyshuarve, si dhe vendi i punës i njërit prej tyre.

Në cilësinë e provave, policia njofton se janë sekuestruar 4 kompjuterë, 3 laptopë, 7 telefonë celularë dhe 16 hard-disqe.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në paraburgim.

Top Channel