Kosovë, shkatërrohen 1742 armë të lehta me ndihmën e BE-së dhe UNDP-së

07/07/2015 00:00

Me rastin e shënimit të Ditës së Shkatërrimit të Armëve, të enjten në Kosovë priten të shkatërrohen afro 2 mijë armë të vogla dhe të lehta.

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, UNDP ka konfirmuar këtë të martë se, Kosova do të shkatërrojë 1742 copë armë të vogla dhe të lehta, me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe UNDP-së, siç bën të ditur “Telegrafi”.

Në këtë mënyrë, Kosova do t’i bashkohet kremtimit të Ditës së Shkatërrimit të Armëve të Vogla, ditë kur bota paralajmëroi për rreziqet e armëve, mungesën e sigurisë dhe përdorimin e armëve të paligjshme.

Shkatërrimi i armëve do të organizohet nga Policia e Kosovës dhe do të bëhet në uzinën e shkatërrimit të armatimeve të Janjevës.

Top Channel