Nigeri, 25 viktima dhe 32 të plagosur nga një shpërthim kamikaz

07/07/2015 00:00

Një kamikaz ka hedhur vetën në erë dhe ka shkaktuar vdekjen e 25 personave dhe plagosjen e 32 të tjerëve në qytetin verior të Nigerisë, Zaria. Ngjarja ka ndodhur pranë ndërtesës së qeverisë në këtë qytet, ku kishte shumë civilë.

Punonjësit e emergjencave menjëherë kanë nxituar të ndihmojnë të plagosurit. Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, mendohet se mbrapa këtij sulmi qëndron Boko Harami.

Ky grup ka shpeshtuar sulmet në pjesën veriore të Nigerisë, qëkur Presidenti Muhammudu Buhari mori detyrën në maj të këtij viti.

Ndërkohë, Guvernatori i Kadunas, Nasir el-Rufa ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter, për t’u bërë apel qytetarëve të tij të shmangin vendet ku ka shumë njerëz.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë dhe të shmangin vendet ku ka shumë njerëz, si marketet, xhamitë, kishat apo parqet motorike në javët në vazhdim”, ka shkruar ai.

Top Channel