Ajo u bë e famshme nga klipi i kënges “Blurred Lines” të Robin Thickie dhe Pharreel Williams, por tani, Emily Ratajkowski është njëra nga femrat më të ndjekura në Instagram.

24-vjeçarja ka shfrytëzuar fundjavën për të bërë disa foto dhe më pas për t’i ndarë me ndjekësit e saj. Në foto, ajo duket shumë e ëmbël, por në të njëjtën kohë tregon se është në formë të mirë.

Në foto ajo shfaqet me një dekolte të zezë pranë një pishine. Disa ditë më parë ajo postoi dy foto të tjera ku duket me bikini, duke marrë rreze.

Në një intervistë të mëparshme, ajo kishte thënë se preferon Instagramin para rrjeteve sociale të tjera, ndërsa e shfrytëzon për t’u lidhur me njerëz të tjerë. Aktualisht, Emily ka 2.6 milion ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel