Tepelenë, asgjësohet numër rekord bimësh hashashi

07/07/2015 00:00

Policia e Tepelenës asgjësoi një sasi rekord bimësh narkotike hashash në një operacion në fshatin Nivicë.

Mbi 9 mijë rrënjë u asgjësuan nga uniformat blu në përroin e Stojës, pranë fshatit Nivicë.

Droga ishte e mbjellë në katër parcela të hapura rishtazi. Pjesa më e madhe e bimëve tejkalonte 1 metër lartësi dhe shumë prej tyre ishin pranë korrjes.

Policia thotë se ka nisur hetimet për identifikimin dhe vendosjen para drejtësisë të autorëve të kultivimit të hashashit.

Kjo ishte sasia më e madhe e bimëve të asgjësuara ndonjëherë, që prej dy aksioneve të mëdha të ndërmarra një vit më parë, njëri në Lazarat dhe tjetri në malësitë e Dukagjinit.

Top Channel