Selvi, një vogëlushe me shumë pasione…

07/07/2015 00:00

Thonë se, dita e bukur duket që në mëngjes. I tillë është edhe parashikimi për vogëlushen 9-vjeçare, e cila pritet të jetë një yll i së ardhmes për skenën dhe televizionin.

Qysh tani ka mbi supe shumë çmime në fusha të ndryshme artistike, ku ajo ka filluar të përfshihet.

Selvi Shima e ka shkelur pasarelën që kur ishte 3 vjeç. Ka marrë pjesë në shumë kompeticione, ku ka spikatur talenti i saj për modelimin.

Prej dy vitesh, Selvi ka filluar mësimet e saj të kërcimit dhe duket qartë, që vajza nuk ka kufizime në talente.

“E kam vërejtur talentin e saj që kur ka ardhur për herë të parë këtu, që nga elegenca dhe trupi që kishte, dhe mendova sigurisht se, duke punuar, ky fëmijë do të arrijë të ketë sukses. Pritshmëritë i ka kapur, madje edhe i ka kaluar për moshën që ka. Ka arritur disa kërkesa të miat me sukses”, thotë mësuesja e kërcimit.

Dëshira për të qenë një artiste e vërtetë e ka nxitur Selvin të provojë edhe këngën. Ajo ka vetëm pak muaj e përfshirë në një klasë kantoje, por duket se pritshmëritë po tejkalohen edhe në këtë fushë.

Selvi sapo është kthyer nga konkursi i fëmijëve “Star Ëorld”, zhvilluar pak ditë më parë në Bullgari, ku ka marrë disa çmime dhe oferta të rëndësishme ndërkombëtare.

Ajo është vetëm një fëmijë, por me shumë talente dhe një mori mundësish, që duken se do të përcaktojnë të ardhmen e saj, ende të paqartë për vogëlushen: modele, këngëtare, balerinë apo të gjitha në një?

Top Channel