Fotografi Jeffrey Milstein ka skrepur disa foto të jashtëzakonshme të Nju Jorkut. Duke shfrytëzuar helikopterin, ai ka bërë foto mbi 610 metra, duke ofruar pamje të cilat nuk i kemi parë ndonjëherë.

Ai ka fotografuar nga lartë disa prej shesheve dhe ndërtesave kryesore të këtij vendi.

Jeffrey Milstein është shprehur se gjithmonë i ka pëlqyer të bëjë foto nga lartë, ndërsa është shumë i lumtur me realizimin e këtij projekti në Nju Jork.

“Kur kam qenë i ri gjithmonë kam pasur dëshirë që të fluturojë me avion. Fotot e mia të para nga lartë i kam bërë kur isha adoleshent në Los Anxheles. Rreth 50 vite më vonë jam shumë i lumtur që realizova këtë projekt mbi Nju Jork, por kësaj radhe me një kamerë të cilësisë më të lartë”, është shprehur ai.

FOTO GALERI
1/10
Statue of Liberty

Top Channel