Milan, ëndrra e Barbarës për stadiumin e ri, drejt realizimit

07/07/2015 00:00

Milanit më në fund i është ndezur “drita jeshile” për të pasur një stadium tërësisht të tijin, në qendër të qytetit të Milanos, më saktë në Portello pranë asaj që konsiderohet edhe si “shtëpia” e re “Casa Milan”.

Pas 6 muajsh pritjeje, Fondacioni “Fiera Milano” ka pranuar propozimin e Milanit, duke i dhënë mundësi kështu ëndrrës së administratores së deleguar, Barbara Berlusconi, të bëhet realitet.

Pas një tjetër mbledhjeje, që ka zgjatur thuajse 2 orë, ka mbërritur verdikti përfundimtar. Një “po” ndaj realizimit të stadiumit të ri përballë “Casa Milan”, siç quhet selia e re e klubit kuqezi.

Tashmë duhet vetëm autorizimi nga Komuna e Milanos, diçka shumë e lehtë për t’u arritur pas një pengese kaq të madhe të kapërcyer tashmë.

Milan ka thyer çdo konkurrencë për t’i marrë me qira pronat e fondacionit në fjalë: plot 3,95 milionë euro në vit për 50 vitet e ardhshme, gjithsej 22,5 milionë euro, të cilat e çojnë shifrën totale në plot 217,5 milionë euro përfshi bonifikimin.

Kundërshtar i Milanit ishte grupi nga Bergamo, “Vitali”, me propozimin e tij për të realizuar një plan të quajtur “Milano Alta”, por shifra e të cilit u ndal në 3,7 milionë në vit për të njëjtën periudhë, me një shifër të përgjithshme prej 185 milionë eurosh.

Top Channel