Plani Kombëtar për Rininë, Klosi: 6 objektivat kryesore të qeverisë për 5 vitet e ardhshme

07/07/2015 00:00

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka prezantuar Planin Kombëtar të Veprimit për Rininë 2015-2020. Sipas ministrit Klosi, ky plan ka 6 objektiva kryesore, të mbështetura në projekte konkrete të qeverisë.

“Nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset e vendimmarrjes dhe proceset demokratike. Nxitja e punësimit të të rinjve nëpërmjet politikave efektive dhe të tregut të punës. Objektivi i tretë, shëndeti, sporti dhe mjedisi, shumë të rëndësishme për një Shqipëri, e cila kërkon të jetë pjesë aktive e familjes europiane. Objektivi i katërt, edukimi i të rinjve. Në fakt është pjesa që e kam më përzemërt, pasi ka të bëjë me arsimin profesional, një nga ambiciet e mia personale, për të pasur mundësi të transformojmë tërësisht arsimin profesional. Objekti i pestë është mbrojtja sociale, e cila ka të bëjë me ata të rinj që kanë nevojë për dorën e shtetit”, tha Klosi.

Ndër të tjera, Klosi theksoi se me rëndësi është që ky plan të përfshijë të gjithë të rinjtë e rajonit në rrugën e tyre eruopane, e për këtë arsye, ai u shpreh se në ditët në vijim do firmosi marrëveshjen e bashkëpunimit për këtë plan me ministrin e Rinisë të Kosovës dhe të Serbisë.

Top Channel