Grabitën karburantin, pranga dy personave

08/07/2015 00:00

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të dyshuar si autorë të grabitjes së një pike karburanti të ndodhur në rrugën Bardhyl, në kryeqytet.

Të prangosurit janë shtetasit Hektor Gjoni dhe Edi Gjeka, që të dy banues në Shkodër.

Policia dyshon se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash nga arka e karburantit, duke kërcënuar me armë të ftohta punonjësin e tij.

Ndaj këtyre dy shtetasve policia ka ngritur akuzën e “grabitjes”.

Top Channel