Astronomët zbulojnë sistemin e rrallë me pesë yje

08/07/2015 00:00

Astronomët zbuluan një sistem të rrallë me pesë yje të lidhur me njëri-tjetrin.

Sistemi ka dy yje binarë që janë të lidhur me njëri-tjetrin, tre të tjerë të grupuar dhe është i vetmi sistem i njohur këtij lloji i njohur deri tani.

Dy yjet në njërën anë dhe tre të tjerët në anën tjetër, rrotullohen rreth një qendre të përbashkët graviteti dhe i ndan një distancë më e madhe se distanca mes orbitës së Platonit dhe Diellit tonë.

Zbulimi u takon astronomëve britanikë, që arritën në këtë përfundim pas vëzhgimeve disavjeçare të grumbulluara nga teleskopët e vendosur në ishujt Kanarie dhe në Afrikën e Jugut.

Markus Lohr, bashkëautor në studim tha për BBC se yjet e vendosur në një sistem binar, janë aq afër me njëri-tjetrin sa shpesh ndajnë të njëjtën atmosferë. Ajo që shkencëtarët e kanë të pamundur të zbulojnë, për momentin është nëse në këtë sistem ekzistojnë planete, që rrotullohen rreth dy grupeve të yjeve.

“Ky është një sistem me të vërtetë ekzotik. Në parim nuk ka asnjë arsye pse të mos ketë planete që orbitojnë përreth dy grupimeve të yjeve, dhe nëse do të ketë, çdo banor i mundshëm i tyre do të kishte si panoramë një qiell që do të sikletoste edhe krijuesit e Star Wars”, thotë Lohr.

Sistemi ndodhet në yjësinë Ursa Major, 250 vite dritë larg.

FOTO GALERI
1/2
Yjet binarë

Top Channel