Mustafa: MSA-ja, themeli i integrimit të Kosovës në BE

08/07/2015 00:00

Në takimin e pestë të dialogut për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se MSA-ja është themel i rrugës së Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian, drejt zhvillimit ekonomik, sundimit të ligjit dhe zbutjes së papunësisë.

Ai shtoi se reforma në administratën publike është një nga prioritetet kryesore të qeverisë, ndërsa janë duke përgatitur strategjinë kombëtare për zhvillim, që synon adresimin e zhvillimit ekonomik.

Mustafa foli edhe për liberalizimin e vizave, çështje për të cilën tha se, të gjitha institucionet janë të përkushtuara për këtë proces dhe presin të marrin rekomandime pozitive për liberalizimin.

Top Channel