“Kampi Veror” në Maqedoni, marrin pjesë edhe kadetë të FSK-së

08/07/2015 00:00

Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jenë të enjten pjesë e operacionit “Kampi Veror”, në poligonin stërvitor ushtarak në Krovollak të Maqedonisë, ku pritet të jenë kadetë nga më shumë se 20 shtete.

Ushtrimi fushor “Kampi Veror 2015” organizohet nga Akademia Ushtarake e Maqedonisë, i cili ka karakter ndërkombëtar, ku për çdo vit marrin pjesë kadetë nga më shumë se 20 shtete, të menaxhuar nga instruktorë të NATO-s dhe të Partneritetit për Paqe.

“Kampi Veror 2015” ka karakter garues, ndërsa FSK-në e përfaqësojnë 10 kadetë dhe një oficer, të gjithë këta të Qendrës për Studime Universitare.

Top Channel