Karkaleci dëmton të mbjellat në Durrës

08/07/2015 00:00

Qindra hektarë tokë në bashkinë e re të Durrësit janë infektuar nga karkaleci. Vërshimi i tij ka dëmtuar shumë prej të mbjellave të fermerëve duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Pas luftës ndaj miut të arave, një pjesë e fermerëve kanë kërkuar ndihmë dhe këtë sezon për  dezinsektimin e sipërfaqeve të prekura nga ky insekt.

Drejtues të Bujqësisë në Durrës u bëjnë thirrje fermerëve të tjerë që të raportojnë për sipërfaqet e tokave të infektuara nga karkaleci, apo në rrezik prej tij, për të përfituar nga ky aksion i dezinsektimit që po realizohet nga kompania e kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë.

Specialistët e kompanisë së dezinfektim-dezinsektimit kanë nisur trajtimin e tokave bujqësore për luftën kundër karkalecit, jo vetëm në Durrës por edhe në zona të tjera të vendit.

Top Channel