Shkodër, arrestohet për “pengim të zgjedhjeve” shqiptari i Maqedonisë

08/07/2015 00:00

Një shqiptar i Maqedonisë u arrestua nga policia e Shkodrës, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet maqedonase për veprën penale “pengim i zgjedhjeve dhe votimeve”.

I arrestuari është shtetasi Hamit Ajrulai, banues në Gostivar.

Ai i prangos nga punonjësit e policisë në plazhin e Velipojës, ku kishte nisur punë prej pak kohësh si kamarier në një lokal.

Policia ka nisur procedurat e ekstradimit për të.

Top Channel