Lotus përfundon në gjykatë nga furnizuesit, por seanca shtyhet

08/07/2015 00:00

Skuderia Lotus vazhdon të zvarritet gjyqeve prej huadhënësve të saj.

Të hënën, grupi nga Enstone përfundoi në listën e shoqërive të referuara në Gjykatën Administrative të Londrës, për shkak të një padie kolektive nga ata që kanë dhënë kredi, por procedimi gjyqësor është pezulluar deri më 20 korrik, për t’iu dhënë mundësi palëve të arrijnë një marrëveshje.

“Një numër i caktuar furnizuesish rezultojnë të kenë një ndienjë paksa negative – ka shpjeguar Matthew Carter, shefi ekzekutiv i skuderisë për “Autosport”, – për shkak të asaj që ka ndodhur ndaj Caterhamit dhe Marussias, ndaj dhe kanë nisur këtë procedim. Janë disa furnizues që kërkojnë të marrin më shumë parà nga sa iu përkasin. Por, tashmë është gjetur një marrëveshje, ndaj dhe procedimi është shtyrë me premisa për t’u anuluar”.

Lotusi, i cili deri më tani ka grumbulluar vetëm 29 pikë dhe në Çmimin e Madh të Silverstonit pa t’i dilnin jashtë gare si Maldonado edhe Grosjean, për një kontakt mes tyre, duket se tashmë nuk lundron në ujëra të qeta.

Gerard Lopez, që sipas Carterit “është i impenjuar kohët e fundit me projekte të tjera”, duket se po konsideron shitjen e skuderisë te Renaulti, e megjithatë, para se të marrë një vendim të tillë do të presin se çfarë modifikimesh në rregullore do të bëhen në vitin 2017.

Top Channel