Dhuna në Jetimoren e Shkodrës, Klosi shkarkon drejtoreshën Gjeluci

08/07/2015 00:00

Pas skandalit në Jetimoren e Shkodrës, ku një kujdestare ushtronte dhunë ndaj fëmijëve jetimë, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e jetimores, Anjezë Gjeluci.

Ministri Blendi Klosi u takua me stafin e Shtëpisë së Fëmijëve në Shkodër, duke theksuar edhe një herë se bëhet fjalë për një “akt të shëmtuar”.

Klosi paralajmëroi se “edukatoret do t’i nënshtrohen një testi 1-vjeçar për edukim dhe psikologji.

Një ditë më parë, Policia e Shkodrës arrestoi kujdestaren Edvana Sulaj, 40 vjeçe, dhe ka nisur procedimin penal për dy kujdestarë të tjerë.

Top Channel