Fier, protestë e banorëve të Ferrasit: Kryeplaku ndau ndihma vetëm për të afërmit

08/07/2015 00:00

20 familje të fshatit Ferras, në Fier, protestuan këtë të mërkurë përpara Prefekturës, pasi nuk kanë përfituar ndihma ekonomike, që janë ndarë nga kryeplaku i fshatit.

Ata pohojnë se, ndihma kanë marrë vetëm kur ka ndarë Kryqi i Kuq, e ndër to janë furnizuar kryesisht me ndihma ushqimore, si sheqer, oriz, makarona.

Banorët thonë se ndihma ka pasur me shumicë, por ato janë ndarë natën, vetëm për personat që janë të afërm të kryeplakut.

Prefekti i Qarkut të Fierit, Xhevit Bushaj thotë se, nuk ka dijeni të jenë ndarë ndihma. Por në fakt është kryeplaku i fshatit, ai që ka ndarë ndihma dhe për to ka hartuar edhe listë.

Top Channel