5 këshilla si të bëni foto sa më të mira për pushime

08/07/2015 00:00

Të gjithë bëjmë foto gjatë pushimeve për të memorizuar çastet çlodhëse dhe argëtuese. Por edhe pse jemi amatorë, mundohemi të kapim momente pikante, të çuditshme, por edhe fantastike që na duken shumë të bukura. Fotografi Chris Burkard na jep disa këshilla për të bërë foto sa më të mira për pushime.

Këndi i fotografimit
Sigurohuni që nuk keni pengesa para për të fotografuar atë që dëshironi dhe të mos ju prishë kompozimin e fotos. Është më mirë të rregullosh kompozimin se sa të heqësh gjëra më pas kur e poston.

Polarizimi, filtri optik
Përdorni polarizues. Kështu i jepni më shumë ngjyra fotos dhe hiqni reflektimet e dritës për t’i bërë të duken sa më natyrale.

Përpunimi i fotos
Përpunimi i fotos është një proces shumë i rëndësishëm, por duhet bërë me një qëllim. Fotot duhet të pasqyrojnë atë që shihet me sy të lirë. Pra, mos bëni redaktime të rënda të fotos, sidomos të fotove që shkrepen natën.

Këmbalec aparati
Burkard thotë se duhet patjetër këmbaleci i aparatit për të bërë foto të bukura gjatë natës, por edhe për të fiksuar peisazhe. “Unë e përdor pothuajse gjithmonë”, thotë fotografi.

Mos harroni të kënaqeni me fotot tuaja
Ndonjëherë ne përqëndrohemi të bëjmë foto sa më të mira, por harrojmë të kënaqemi me to. “Unë jam një avokat i fotove të vogla dhe përpiqem të përfshihem edhe vetë aq sa mundem në fotot e mia”, thotë Burkard.

Top Channel