Kosovë, të enjten shënohet dita e shkatërrimit të armëve

08/07/2015 00:00

Kosova i është bashkuar shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Shkatërrimit të armëve të vogla, më korrik 9.

Kjo ditë kujton botën, që armët e akumuluara, të siguruara në mënyrë jo të përshtatshme dhe armët e paligjshme, paraqesin rrezik për sigurinë.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kosova do të marrë pjesë në këtë ngjarje, duke shkatërruar 1 mijë e 742 copë armë të vogla dhe të lehta, me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP/SEESAC.

Shkatërrimi i armëve do të organizohet nga Policia e Kosovës në Janjevë, te uzina e shkatërrimit të armëve. Armët që do të shkatërrohen janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë punës së tyre të hetimit të krimit.

Top Channel