IKMT në Rrogozhinë, prishen 40 objekte për rrugën dytësore Durrës-Rrogozhinë

08/07/2015 00:00

IKMT ka rifilluar aksionin në aksin Durrës-Plepa-Rrogozhinë për lirimin e hapësirave për ndërtimin e rrugës dytësore Durrës-Rrogozhinë.

Ditën e martë janë prishur 40 objekte, disa në zonën e Rotondos së Rrogozhinës.

Sipas përfaqësuesve të IKMT-së, numri i ndërhyrjeve që do të kryhen nga ky institucion është 60 objekte dhe 200 lirime hapësirash me vendim qeverie. Aksioni është zhvilluar i qetë, pa ndonjë kundërshtim nga pronarët.

Top Channel