Uashington, Obama pret kreun komunist të Vietnamit

08/07/2015 00:00

Barack Obama shtrëngroi duart me udhëheqësin e Partisë Komuniste vietnameze, sekretarin e Përgjithshëm Nguyen Phu Trong, të cilin e priti në Zyrën Ovale në Uashington.

Ky është i pari takim i këtij niveli, qëkur marrëdhëniet mes dy vendeve u normalizuan 20 vite më parë.

Korriku i këtij viti shënon 4 dekada, që prej përfundimit të luftës së Vietnamit. Presidenti amerikan deklaroi se, marrëdhëniet dypalëshe sot janë me përfitim për secilën palë.

Top Channel