Kili, i hapet “drita jeshile” dekriminalizimit të marijuanës

08/07/2015 00:00

Ligjvënësit në Kili i dhanë “dritën jeshile” projektligjit, që lejon vendasit të kultivojnë marijuanë në sasi të vogla për qëllime mjekësore, çlodhjeje apo edhe shpirtërore.

Sipas kësaj skeme, çdo shtëpi kiliane mund të rrisë deri në 6 bimë kanabisi. Deri më sot, mbjellja, shitja dhe transportimi i marijuanës në këtë vend dënohej deri në 15 vite heqje lirie.

Propozimi ka marrë miratimin e Dhomës së Ulët të Kongresit dhe do t’i paraqitet një komisioni shëndetësie, përpara se të dërgohet për miratim përfundimtar në Senat.

Top Channel