Përleshje mes të rinjsh në Tiranë, njëri në gjendje të rëndë

08/07/2015 00:00

Një përleshje e përgjakshme mes 4 personave ka ndodhur mbrëmjen e së martës, tek vendi i quajtur “Liqeni i Thatë”, në Tiranë.

Sipas policisë, Ardian dhe Sovjet Nuredini, si dhe shtetasi me inicialet Z.M., në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar barbarisht me sende të forta 29-vjeçarin, G.Z., banues po në Tiranë.

I dëmtuari ka përfunduar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas ngjarjes, policia arrestoi Ardian dhe Sovjet Nuredinin, ndërkohë që shpalli në kërkim shtetasin Z.M. Grupi hetimor tha se po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel