Papa Françesku: Të pasurit nuk duhet të sundojnë botën

08/07/2015 00:00

Papa Françesku vazhdon vizitën e tij në Amerikën Jugore. Në ditën e dytë të plotë të udhëtimit të tij në Ekuador, Ati i Shenjtë ka bërë thirrje për një sistem të ri të drejtësisë globale, të bazuar në të drejtat e njeriut dhe kujdesin ndaj mjedisit, në vend të përfitimeve ekonomike.

Duke folur para një turme njerëzish në Kishën San Francisko në Quito, kryeqytetin e Ekuadorit, Papa Françesku ka thënë se të mirat e Tokës janë për të gjithë, dhe jo për nje pjesë të njerëzve.

Ati i Shenjtë, duke marrë shkas nga protestat në Ekuador, ka kërkuar që burimet natyrore të këtij vendi të mos keqpërdoren, por të investohet për një të ardhme më të mirë.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga të gjithë që të kujdesemi më tepër për planetin tonë, një temë kjo e prekur gjërësisht nga kreu i Selisë së Shenjtë në të gjitha vizitat e tij. Në fund të kësaj jave, Papa Françesku do të vizitojë edhe Bolivinë dhe Paraguajin.

Top Channel